Ndërlidhjet

Kuvendi zhvilloi seancën plenare, pa opozitën


Seancë pa opozitën
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:23 0:00

Seancë pa opozitën

Nën masa të shtuara të sigurisë dhe tensioneve politike, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, pa praninë e deputetëve të opozitës, numri më i madh i të cilëve është i suspenduar.

Vendimin për suspendim e ka marrë të premten kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe sjelljeve tjera të deputetëve nga opozita.

Andaj, meqë bëhet fjalë për vazhdimin e seancës nga e premtja, masa e njëjtë vlen edhe për seancën e së mërkurës.

Por, për dallim nga herat tjera, deputetët e opozitës kësaj radhe nuk kanë provuar fare që të futen në sallë, dhe kjo i ka lehtësuar punën sigurimit si edhe kryetarit Veseli që t’i zhvillojë punimet e Kuvendit.

Përderisa Kuvendi po i vazhdon punimet, jashtë ndërtesës qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës.

Ata, nga e dita e martë kanë vendosur tenda para ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë, ku edhe kanë kaluar një natë.

Liderët opozitarë, kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në tenda para qeverisë deri më 27 shkurt, kur opozita ka thirrur një manifestim gjithë-popullor me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Ngjashëm me seancat e fundit të këtyre muajve, ndërtesat e Kuvendit dhe Qeverisë, përfshirë edhe hapësirat brenda, janë të mbushura me policë sijësitë speciale.

Përderisa ka hequr dorë nga vazhdimi i seancës të së mërkurës, opozita ka paralajmëruar se do të rikthehet në Kuvend në seancën e paralajmëruar për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Këtë hap, opozita po e kundërshton ashpër, duke insistuar se Kosovës nuk I duhet zgjedhja e presidentit dhe aq më tepër që për këtë post, kandidat është lideri I Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas opozitës, vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si zgjidhje dhe jo zgjedhja e presidentit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ka një tendencë të qartë që të kalohet nga një regjim autoritar ku opozita të shtypet dhe zhduket, në një regjim totalitar, por kjo do të jetë e pamundur.

"Ne kemi arritur që të pengojmë deri më tani zgjedhjen e Thaçit për postin e presidentit, dhe nuk do të ndalemi në këtë qëllim", tha ai.

XS
SM
MD
LG