Ndërlidhjet

Edhe një aktuakuzë për pjesëmarrje në aktivitete terroriste


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie, njofton ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit, S. I., për veprat penale: bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga tetori i vitit 2013 deri në muajin nëntor 2015, në vazhdimësinë rrjetin social “Facebook”, ka bërë komente dhe publikime të hapura, propagandë, nxitje të urrejtjes ndaj koalicionit ndërkombëtar që luftojnë kundër organizatës terroriste “ISIS” dhe publikisht ka përkrahur ideologjinë ekstreme dhe veprimet e kësaj organizate terroriste.

Në aktuakuzë thuhet se këtë gjë i pandehuri e ka bërë me qëllim që persona ose grupe të ndryshme t’iu bashkohen formacioneve të armatosura të “ISIS”-it, si dhe ka krijuar kontakte me personat që janë drejtpërdrejt pjesëmarrës në luftën e Sirisë dhe në Irak, duke ftuar publikisht “ISIS”-in që “ta çlirojë edhe Kosovën”.

XS
SM
MD
LG