Ndërlidhjet

Greqia përpiqet të lehtësojë presionin e migrantëve


Greqi
Greqi

Qeveria e Greqisë ka kërkuar nga operatorët e trageteve që të reduktojnë shërbimet për sjelljen e migrantëve nga ishujt për në Arthinë, në përpjekje për të lehtësuar presionin.

Autoritetet greke kanë thënë se duan të ngadalësojnë fluksin e migrantëve në kufirin verior, për të parandaluar tubimin e njerëzve që bëjnë përpjekje të arrijnë në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Shtetet më në veri kanë vendosur kufizime kufitare, që e bëjnë të vështirë për migrantët të lëvizin nga Greqia.

Rreth 2,800 njerëz janë grumbulluar në kufirin e Greqisë me Maqedoninë të enjten.

Maqedonia ka ndaluar hyrjen për afganët në territorin e saj, duke u dhënë përparsi sirianëve dhe irakianëve.

XS
SM
MD
LG