Ndërlidhjet

Gianni Infantino, presidenti i ri i FIFA-s


Gianni Infantino
Gianni Infantino

Gianni Infantino nga Zvicra është zgjedhur president i ri i Federatës Botërore të Futbollit – FIFA.

Pas rrethit të dytë të votimit, Infantino ka fituar 115 nga 207 votat e vlefshme, duke mundur rivalin më të afërt, sheikun Salman nga Bahrejni.

“Është koha të rikthejmë futbollin. FIFA ka kaluar nëpër kohë të vështira, kohë krize. Duhet të kthejmë respektin dhe të fokusohemi në lojën e bukur të futbollit”, ka thënë Infantino në fjalimin e parë si president.

Infantino, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA, do të jetë president deri më 2019.

Në këtë post, 45-vjeçari pason Sepp Blatterin.

XS
SM
MD
LG