Ndërlidhjet

Në Bagdad, numri i të vrarëve arrin në 73


Pamje nga pasojat e shpërthimit në Bagdad, 29 shkurt 2016
Pamje nga pasojat e shpërthimit në Bagdad, 29 shkurt 2016

Autoritetet në Irak kanë njoftuar se shifra e të vrarëve nga dy shpërthime që ndodhën të dielën, në tregun enjë lagjeje shiite të Bagdadit, ka arritur në 73 persona, pasi shumë prej viktimave që ishin lënduar rëndë kanë ndërruar jetë gjatë natës.

Pesë njerëz vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, ndërsa 112 njerëz ndodhen ende në spital, një ditë pas shpërthimit në tregun Mredi.

Pas sulmit të parë, të dielën, një sulmues vetëvrasës kishte hapur jelekun e tij të mbushur me bomba dhe e kishte shpërthyer atë, në mesin e një turme të madhe që ishte mbledhur për t’u dalë në ndihmë të lënduarve të shpërthimit të parë.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi u bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i shtojnë përpjekjet për t’i parandaluar terroristët që të kryejnë sulme të tjera kundër viktimave civile.

XS
SM
MD
LG