Ndërlidhjet

Bisedimet për paqe në Siri rinisin më 9 mars


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Bisedimet që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit në Siri, do të rinisn më 9 mars në Gjenevë, ka bërë të ditur i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Data 7 mars, 2016, është caktuar fillimisht si datë për rifillimin e bisedimeve, por një shtyrje e shkurtër ka qenë e nevojshme për të ofruar kohë të mjaftueshme për adresimin e çështjeve logjistike dhe praktike”, ka thënë Mistura.

Rrethi i parë i bisedimeve, të cilat kanë nisur në fillim të muajit të kaluar, është ndërprerë, pasi Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Palët ndërluftuese, me përjashtim të grupit ekstremist Shteti Islamik dhe Frontit Al Nusra, kanë nisur të shtunën një armëpushim, i cili është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

OKB ka thënë se armëpushimi po respektohet gjerësisht, me gjithë incidentet e izoluara të luftimeve.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011.

Mbi 260,000 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG