Ndërlidhjet

Galatasaray ndalohet nga garat evropiane


Ilustrim
Ilustrim

Galatasaray është pezulluar nga garat evropiane për dy vjet, për shkak të shkeljes së rregullave financiare për lojë të ndershme, ka konfirmuar UEFA.

Federata Evropiane e Futbollit ka thënë qysh në janar se ekipi turk ka shkelur rregullat dhe ndalesa ka hyrë në fuqi prej sot.

Ekipi nga Stambolli aktualisht është në vendin e pestë në Super-Ligën e Turqisë.

Edhe ashtu, të qenët në këtë pozitë e ka lënë Galatasarayn jashtë kualifikimeve për sezonet e ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.

Zyrtari i Galatasaray-t, Iskender Baydar, ka thënë se klubi do ta “shqyrtojë tekstin e vendimit” dhe do të lëshojë një deklaratë më vonë.

XS
SM
MD
LG