Tribunali Kushtetues i Polonisë ka marrë vendim se një varg ligjesh që e rregullojnë gjykatën janë antikushtetuese.
Gjykata vendosi sot se shumë nga ligjet që janë miratuar vitin e kaluar, të cilat e ndryshuan mënyrën e funksionimit të gjykatës, e shkelin Kushtetutën e Polonisë.
Kritikët thonë se ndryshimet e kanë paralizuar gjykatën, duke ndikuar në zbehjen e fuqisë së saj.
Kriza ligjore e ka ndërruar politikën në vend dhe ka sjellë dënime të ashpra nga autoritetet amerikane dhe evropiane.