Ndërlidhjet

Mogherini do të udhëtojë për në Iran më 16 prill


Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Iranin më 16 prill, në përpjekje për të kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë me Teheranin, pas marrëveshjes së rëndësishme bërthmore.

Ajo e kishte vizituar Iranin për herë të fundit në korrik, menjëherë pasi fuqitë e mëdha ishin dakorduar për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, me kusht që ky vend ta ndalonte programin e vet bërthamor.

“Ne do të diskutojmë me ministrat se në cilat çështje dhe sektorë mund të ri-angazhohemi, në mënyrë që t’i rihapim marrëdhëniet e plota”, ka thënë Mogherini, përderisa po shkonte në takimin e sotëm me ministrat e Jashtëm të BE-së, në Bruksel.

Ajo nuk përmendi testet e raketave balistike të Iranit, të realizuara më herët këtë muaj. Shtetet Perëndimore e kanë paralajmëruar Iranin se rrezikon sankione të reja, nëse vazhdon me veprime të njejta.

XS
SM
MD
LG