Ndërlidhjet

VV: Arrestohet drejtori i inspeksionit të Komunës, Xhelal Sveçla


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës është zoti Sveçla.

"Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja Vetëvendosje", thuhet në një komunikatë të kësaj Lëvizjeje, në të cilën përmenden edhe "mbi 80 dosje për këto çështje", të cilat "janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë arrestimin e një personi në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG