Ndërlidhjet

Agjenti i trefishtë gjerman dënohet me tetë vjet burgim


Markus Reichel
Markus Reichel

Autoritetet në Gjermani kanë dënuar një ish-punonjës të inteligjencës me tetë vjet burgim, për spiunim për Shtetet e Bashkuara dhe për Rusinë.

Gjykata në Mynih ka shpallur të enjten Markus Reichelin fajtor për tradhti.

Reichel, 32 vjeç, ka pranuar se i ka dorëzuar CIA-s mbi 200 dokumente për katër vjet, në këmbim të së paku 80,000 eurove.

Dokumentet kanë përfshirë emrat e vërtetë dhe të fshehur të agjentëve gjermanë jashtë vendit, si dhe adresat e tyre.

Ai po ashtu i ka dhënë tre dokumente shërbimit sekret rus.

Reichel ka qenë i punësuar në Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND) qysh në vitin 2007. Ai ka punuar në dhomën e postës, ku ka pasur qasje në dokumente të klasifikuara.

Reichel është zbuluar dhe arrestuar në vitin 2014, pasi një e-mail i tij për rusët, me dokumente të klasifikuara bashkëngjitur, është zbuluar.

XS
SM
MD
LG