Ndërlidhjet

Arabia S. ka shkaktuar "shumicën e viktimave civile" në Jemen


Jemen
Jemen

Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad Al Hussein, ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka shkaktuar viktima civile dy herë më shumë se të gjitha forcat e tjera që luftojnë në Jemen.

Al Hussein ka dënuar “dështimin e vazhdueshëm” të koalicionit për të parandaluar incidentet e përsëritura vdekjeprurëse.

Më shumë se 6,000 persona, rreth gjysma civilë, janë vrarë prejse Arabia Saudite ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër rebelëve Huthi në mars të vitit 2015.

Arabia Saudite ka mohuar se ka shkaktuar viktima civile në shkallë të gjerë, duke thënë se ajo po bën çdo përpjekje për të shmangur goditjen e caqeve civile.

Komentet e Al Husseinit vijnë tre ditë pasi 106 civilë janë raportuar të vrarë në një treg në veriperëndim të Jemenit.

XS
SM
MD
LG