Ndërlidhjet

Arrestohen 20 persona të dyshuar për kontrabandë me cigare


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e 20 personave të dyshuar për kontrabandë me cigare.

Gjatë një konference të përbashkët të përfaqësuesve të doganave dhe policisë së Kosovës, drejtori i doganave, Lulëzim Rafuna tha se ky ka qenë aksioni më i madh operacional që nga paslufta.

Përveç arrestimit të 20 personave të dyshuar për kontrabandë, u tha se janë konfiskuar edhe cigare në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Aksionet, sipas policisë, janë zhvilluar në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë dhe Gjakovë me kontrollet e realizuara në 68 lokacione.

Përveç personave të arrestuar, policia ka njoftuar se janë 47 persona tjerë të dyshuar për kontrabandë me cigare.

XS
SM
MD
LG