Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në një stadium në Bagdad, 29 të vrarë


Pamje pas një shpërthimi të mëhershëm në Bagdad
Pamje pas një shpërthimi të mëhershëm në Bagdad

Zyrtarët policorë thonë se një sulm vetëvrasës ka goditur një stadium të futbollit, në jug të Bagdadit, duke lënë të vrarë 29 njerëz dhe 60 të tjerë të lënduar.

Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi gjatë një ndjeshjeje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan shifrën e të vrarëve, duke folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar për t’u prononcuar për medie.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi i Shtetit Islamik është duke e bërë një fushatë të sulmeve vetëvrasëse në dhe rreth kryeqytetit dhe forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG