Ndërlidhjet

Papa jep mesazhin e shpresës


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku u ka bërë thirrje të krishterëve që të mos lejojnë që frika dhe pesimizmi t’i “burgosin” ata.

“Të mos lejojmë që errësira dhe frika të na shpërqëndrojnë dhe të na kontrollojnë zemrat tona”, ka thënë Papa të shtunën në mbrëmje, në mesazhin e tij për Festën e Pashkëve.

“Sot është festa e shpresës sonë. Ajo është shumë e nevojshme sot”, ka thënë ai.

Të premten, Papa Françesku ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 31 persona dhe të plagosur rreth 300.

Dhuna islamiste pritet të jetë tema e mesazhit të tij tradicional “Urbi et Orbi”, që do ta adresojë sot nga selia e shenjtë në Vatikan.

Raportohet se shumë pelegrinë kanë anuluar udhëtimin e planifikuar në Vatikan, nga frika për sigurinë.

XS
SM
MD
LG