Ndërlidhjet

Policia në Bruksel përleshet me protestuesit


Bruksel, 27 mars 2016.
Bruksel, 27 mars 2016.

Policia belge ka përdorur topat e ujit për të shpërndarë një grup të madh të demonstruesve, që janë mbledhur në qendër të Brukselit.

Ata kanë pushtuar sheshin Place de la Bourse, i cili është bërë qendër e improvizuar përkujtimore për viktimat e sulmeve të së martës në Bruksel.

Policia ka intervenuar në përpjekje për të rivendosur rendin, pasi grupi është konfrontuar me gra myslimane në turmë, ka bërë përshëndetje naziste dhe ka thirrur slogane nacionaliste dhe anti-migrante.

Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë të vrarë 31 veta.

Një “marshim kundër frikës”, i paraparë për të dielën, është anuluar për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

XS
SM
MD
LG