Ndërlidhjet

Holandë: Arrestohet një francez i dyshuar për komplot terrorist


Policia në Holandë gjatë kontrollit në një autostradë
Policia në Holandë gjatë kontrollit në një autostradë

Prokurorët e Holandës thonë se policia në këtë vend e ka arrestuar një francez, i cili është i dyshuar për involvim në planifikim të “sulmit terrorist” kundër Francës.

Ky person 27 vjeçar është arrestuar dje në qytetin Roterdam me kërkesë të qeverisë së Francës dhe pritet që së shpejti të ekstradohet në Francë, kanë njoftuar prokurorët.

Janë arrestuar edhe tre vetë të tjerë, dy prej të cilëve me “prejardhje algjeriane”, thuhet mëtutje në njoftim.

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë shtuar bashkëpunim kundër terrorizmit, prej sulmeve vdekjeprurëse në nëntor në Paris, me ç’ras u vranë 130 vetë, dhe pas sulmit terrorist më 22 mars në Bruksel, nga i cili u vranë 31 vetë dhe qindra të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG