Ndërlidhjet

Kerry kërkon zgjidhje të konfliktit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë


Takimi i Kerry (djathtas) me Aliyev
Takimi i Kerry (djathtas) me Aliyev

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë thirrje për një “zgjidhje përfundimtare” të konfliktit prej dy dekadash të Nagorno-Karabakh, ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Kerry e bëri këtë thirrje gjatë bisedimeve të sotme me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Uashington. Ky i fundit ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Samitin për Siguri Bërthamore.

Aleyev ka falenderuar SHBA-në për përpjekjet në ndaljen e këtij konflikti, por tha se ai mund të zgjidhet vetëm përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të bënte thirrje për “tërheqje të menjëhershme dhe pa kushte të trupave armene” nga Azerbajxhani.

Konflikti nisi gjatë viteve të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, por përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme kanë dështuar, pavarësisht ndërmjetësimit të Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Nagorno-Karabakh shtrihet brenda Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët.

XS
SM
MD
LG