Ndërlidhjet

Panama Papers: Në radhë janë publikimet për Ballkanin


Ilustrim
Ilustrim

Hulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit paralajmërojnë se shumë shpejt do të zbulohen dokumente që do të nxjerrin në pah shpëlarjen e parave që kanë bërë udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit.

Paralajmërimet vijnë pasi prej njërës prej firmave më të mëdha ligjore në Panama, Mossack Fonseca, kanë rrjedhur dokumente që zbulojnë se si pushtetarë në gjithë botën përdorin kompani të huaja, për të fshehur miliarda dollarë pasuri jashtë vendeve të tyre.

“Në Ballkan mund të zbulohet një numër i rasteve interesante”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Miranda Patruciq, nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), që është një rrjet i gazetarëve investigativë në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Ne kemi pasur qasje në një bazë të të dhënave prej 2.6 terabajtësh. Kjo është rrjedhja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë dhe bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente. Ka (raste) në Serbi, në Bosnje dhe në gjithë rajonin. OCCRP ka mbuluar Azinë qendrore, Evropën lindore, Rusinë, Ballkanin dhe Kaukazin. Tash për tash jemi fokusuar në ato tregime që kanë qenë prioritet, si presidenti i Rusisë, i Ukrainës, i Azerbajxhanit, i Kazakistanit. Pasi të dalë cikli i parë, do të fokusohemi edhe në këtë rajon dhe tregimi do të jetë i shkëlqyer”, ka thënë Patruciq, e cila është redaktore rajonale e OCCRP-së.

Dokumentet që kanë rrjedhur deri më tash, e që janë emëruar si “Panama Papers”, vënë sidomos theksin te krerët e Rusisë, Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Thuhet se ata janë të angazhuar në operacione të dyshimta për të fshehur pasurinë jashtë vendit.

Lexoni edhe këtë:

Dokumentohet rrjeti i parave të dyshuara të ndihmësve të Putinit

XS
SM
MD
LG