Ndërlidhjet

Prishtinë: OEAK kërkon kompletimin e pakos fiskale


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të finalizojë udhëzimin administrativ për pushimet tatimore, por edhe zgjerimin e mëtejmë të listës së lëndëve të para të liruara nga ngarkesat doganore.

“Duke pasur parasysh deficitin e lartë tregtar si rezultat i situatës së pafavorshme në të cilën ndodhen prodhuesit në Kosovë dhe mungesën e tërheqjes së investimeve të jashtme në këtë sektor, si rezultat i politikave jo të mirëfillta fiskale në të kaluarën të cilat kanë penguar zhvillimin e këtij sektori, OEAK, i bënë thirrje Ministrisë së financave dhe Qeverisë së Kosovës që të kompletojë reformën e iniciuar fiskale”, thuhet në një komunikatë të dërguar për media nga OEAK.

Sipas OEAK, një veprim i tillë do të mundësonte krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat janë aq shumë të nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, po ashtu ka shpreh shqetësimin se çdo vonesë në miratimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore por edhe nxjerrjen e vendimeve të tjera për stimulime fiskale do të jetë një mundësi e humbur për promovimin e një pakoje gjithëpërfshirëse fiskale para investitorëve potencialë.

Më 1 shtator të vitit 2015, në Kosovë kishte filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Në ndryshimet e pakos së re fiskale ishte përfshirë edhe ndryshimi i Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

XS
SM
MD
LG