Ndërlidhjet

Medvedev viziton Armeninë dhe Azerbajxhanin


Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe kryeministri i Armenisë, Hovik Abrahamyan, gjatë një bisede telefonike të sotme kanë diskutuar për situatën në rajonin, Nagorno-Karabah, ka njoftuar kryeministria ruse.

Të dy liderët kanë konfirmuar se Medvedev do ta vizitoj Armeninë nesër dhe pasnesër. Më 8 prill, Medvedev, po ashtu planifikon të qëndroj edhe në Azerbajxhan.

Në bisedën me kryeministrin e Armenisë, zoti Medvedev ka shprehur “shqetësim serioz” për përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno – Karabah.

Dje palët në këtë konflikt kanë shpallur armëpushim.

XS
SM
MD
LG