Ndërlidhjet

Papa Françesku do t’i vizitojë migrantët në Lesbos


Papa Françesku në Vatikan
Papa Françesku në Vatikan

Papa Françesku do ta realizojë një udhëtim në ishullin grek të Lesbosit më 16 prill, ka njoftuar Vatikani.

Papa do ta përdorë këtë udhëtim një ditor për të dhënë përkrahjen e tij për refugjatët dhe për të tërhequr vëmendjen lidhur me krizën e migrantëve në Evropë.

Me qindra mijëra refugjatë nga vendet që vijnë nga zonat e luftës, si Siria, Afganistani dhe Iraku kanë zbarkuar gjatë vitit të kaluar në ishullin grek.

Por, sipas një marrëveshjeje ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, autoritetet greke kanë nisur deportimin e refugjatëve në Turqinë fqinje.

Papa në vazhdimësi ka folur për përkrahjen e tij ndaj refugjatëve dhe ka kërkuar nga Kishat Katolike kudo në Evropë që t’i pranojnë familjet e migrantëve.

Vetëm ishulli Lesbos ka pranuar me qindra mijëra migrantë.

Zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi tha se Papa dëshiron të “dëshmojë sensin e solidaritetit dhe të përgjegjësisë”.

XS
SM
MD
LG