Ndërlidhjet

Asetet e Iranit u ndahen viktimave amerikane të terrorizmit


Pasojat e sulmit në Bejrut, 1983
Pasojat e sulmit në Bejrut, 1983

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara do të lejojë familjet e viktimave të një sulmi në Bejrut më 1983 dhe të sulmeve të tjera terroriste, të sponsorizuara nga Irani, të përfitojnë gati dy miliardë dollarë nga asetet e ngrira iraniane.

Gjykata ka vendosur në favor të të afërmve të 241 shërbyesve amerikanë, të vrarë në Bejrut, dhe të viktimave të sulmeve të tjera që gjykatat në SHBA i kanë lidhur me Republikën Islamike.

Gjykatësi Ruth Bader Ginsburg ka hedhur poshtë pretendimet e Bankës Qendrore të Iranit se Kongresi është përzier në punën e gjykatave federale, kur, më 2012, ka kaluar ligjin, i cili lejon që asetet e kësaj banke në Shtetet e Bashkuara t’iu jepen familjeve.

Kongresi vazhdimisht ka ndryshuar ligjin në 20 vjetët e fundit për ta bërë më të lehtë për viktimat që të bëjnë padi në lidhje me terrorizmin e sponsorizuar nga shteti.

Më 23 tetor të vitit 1983, bombat kanë vrarë 241 marinsa amerikanë dhe 58 paratrupa franceze në Bejrut që kanë mbështetur Forcat e Armatosura të Libanit.

Vitin pasues, SHBA-ja ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj nga Libani.

XS
SM
MD
LG