Ndërlidhjet

Shefi i CIA-s viziton Bosnjën


Drejtori i CIA-s, John Brennan.
Drejtori i CIA-s, John Brennan.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), John Brennan, ka arritur në Sarajevë.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton se Brennan do të takojë sot ministrin për Siguri të Bosnjës, Dragan Mektiq.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Ambasada amerikane në Sarajevë nuk ka bërë komente për vizitën e tij.

Thuhet se Brennan do të takojë edhe forcën për luftimin e terrorizmit në Bosnje.

Në rrugët e Sarajevës është rritur prania e policëve.

XS
SM
MD
LG