Ndërlidhjet

Arrestohen 9 të dyshuar për krim të organizuar


Logo e Policisë së Kosovës.
Logo e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar nëntë persona nën dyshimet për krim të organizuar.

Në një komunikatë për media thuhet se operacioni është kryer në rajone të ndryshme, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: organizim i skemave piramidale, bixhozit dhe krim të organizuar.

Gjatë operacionit, që është bërë me urdhër të gjykatës kompetente, janë sekuestruar edhe prova materiale si: armë zjarri, fishekë, aparate të lojërave të fatit e të tjera.

XS
SM
MD
LG