Ndërlidhjet

Obama kërkon më shumë presion ndaj Shtetit Islamik


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një tubimi në Londër, 23 prill 2016
Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një tubimi në Londër, 23 prill 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka përmbyllur vizitën e tij në Londër duke kërkuar nga Perëndimi që të vazhdojë të bëjë presion në grupin ekstremist Shteti Islamik në Lindje të Mesme.

Obama tha sot se beson që territori që mbahet nga IS-i mund të ngushtohet ngadalë dhe se ata mund të largohen nga qytetet e Mosulit në Iraq dhe Raka në Siri.

SHBA e udhëheqë një koalicion ndërkombëtar, i cili e bombadon IS-in në Iraq dhe në Siri.

Obama gjithashtu tha se do të ishte gabim për Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, apo çfarëdo vendi tjetër perëndimor, që t’i përdorin trupat tokësore për ta rrëzuar presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ai shtoi se vendet perëndimore mund të bëjnë presion ndërkombëtar te vendet e tjera, si Irani dhe Rusia, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një tranzicioni politik në Siri.

Obama pritet të udhëtojë sot për në Hanover të Gjermanisë, ku do të takohet me kacelaren Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG