Ndërlidhjet

Shpallet aktgjykimi për 11 persona të akuzuar për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale për të akuzuarit me inicialet, H.A , N.A , I.R , A.B, E.B, S.S, H.E, H.L dhe M.B., për shkak të veprës penale, organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste që dënohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjet përkatëse.

Në këtë rast, dy persona me inicialet L.L. dhe S.H., akuzohen për veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit N.A., dhe H.E., janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj.

Kurse të akuzuarit I.R dhe E.B janë në kohëzgjatje prej 4 viteve. I akuzuari A.B. është dënuar në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj. Përderisa të akuzuarit H.A., S.S., H.L dhe M.B., janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 viteve.

Të akuzuarit S.H dhe L.L janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, por nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej një viti nuk kryejnë vepra të reja penale.

Ndërsa për të akuzuarit I.R dhe A.L me veprën penale, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve ju refuzohet aktakuza, sepse përfaqësuesi i aktakuzës gjatë seancës ka heq dorë nga këto dy vepra penale .

XS
SM
MD
LG