Ndërlidhjet

Autoritetet ruse njoftojnë se kanë vrarë tre militantë


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se kanë vrarë tre militantë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë.

Autoritetet e Komitetit Kundër Terrorizmit të Rusisë thansë sot se militantët u vranë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmë në distriktin qendror të Daghestanit.

Sipas këtij Komiteti, të tre militantët e vrarë ishin të përfshirë në sulme kundër policisë, e po ashtu edhe në skema të grabitjes.

Në njoftim thuhet se njëri nga të vrarët është Umar Sabuyev, lider i organizatës kriminale të quajtur Banda e Kizilyurt.

Në këtë rajon, policia dhe zyrtarët qeveritarë shpesh janë palë e sulmuar.

XS
SM
MD
LG