Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një zonë shiite të Bagdadit


Irak
Irak

Një makinë bombë ka shpërthyer në një lagje shiite të Bagdadit, duke vrarë së paku 16 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në qarkun Sadr Siti.

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Policia e Irakut ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Ekstremistët sunitë, që vazhdojnë të kontrollojnë zona në veri dhe perëndim të Irakut, sulmojnë shpesh zonat e dominuara me shiitë.

XS
SM
MD
LG