Ndërlidhjet

Berlin: Bisedime të ministrave të jashtëm të katër vendeve për Ukrainën


Ministrat (nga e majta) Pavlo Klimkin (Ukrainë), Sergei Lavrov (Rusi), Jean-Marc Ayrault (Francë) dhe Frank-Walter Steinmeier (Gjermani) para takimit të sotëm në Berlin
Ministrat (nga e majta) Pavlo Klimkin (Ukrainë), Sergei Lavrov (Rusi), Jean-Marc Ayrault (Francë) dhe Frank-Walter Steinmeier (Gjermani) para takimit të sotëm në Berlin

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Rusisë, Ukrianës dhe Francës, janë takuar sot në Berlin për të diskutuar se si të lëvizet përpara me marrëveshjen paqësore për pjesën lindore të Ukrainës, në periudhën e armëpushimit të ndjeshëm.

Para këtyre bisedimeve, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se do të angazhohet për marrëveshje për mbajtje të zgjedhjeve lokale në hapësirat lindore, që janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia, para se të skadojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në fund të muajit korrik.

Ai, po ashtu, theksoi se implementimi i marrëveshjes së armëpushimit, i arritur në Minsk të Bjellorusisë, vitin e kaluar, dhe zgjidhja e çështjeve politike, siç janë zgjedhjet, ka shënuar progres me “milimetra, në rastin më të mirë”.

Sipas ministrit gjerman, kjo nuk mund të vazhdoj në pakufi.

Prej prillit të vitit 2014, nga luftimet ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe seperatistëve janë vrarë më se 9,300 vetë.

XS
SM
MD
LG