Ndërlidhjet

SHBA: Clinton thotë se Trump paraqet “kërcënim” për demokraci


Hillary Clinton dhe Donald Trump
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokraci dhe se është i pakualifikuar për ta udhëhequr Amerikën.

Në kritikën e saj më të ashpër deri tash, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, mbrëmë i tha rrjetit CNN se ka konkluduar se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, ajo theksoi se “kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin tonë, demokracinë tonë dhe për ekonominë tonë”.

Zonja Clinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bënë më të vështirë për Uashingtonin të punoj me qeveritë në Lindjen e Mesme për ta luftuar terrorizmin.

Donald Trump, që kohëve të fundit i ka shtuar kritikat ndaj zonjës Clinton, nuk ka bërë komente të menjëhershme publike lidhur me kritikat në adresë të tij.

XS
SM
MD
LG