Ndërlidhjet

Bullgaria kthen në Greqi migrantët afganë


Ilustrim
Ilustrim

Shteti bullgar ka kthyer në Greqi dhjetëra migrantë që kishin shkuar në Bullgari me një tren mallrash.

Në mesin e migrantëve të kthyer më 29 maj janë edhe 56 afganë.

Kjo është hera e parë që Bullgaria ka kthyer prapa migrantët në shtetin fqinj, Greqi.

Një grup tjetër prej 40 sirianëve dhe irakianëve, të ndalur më 28 maj, pritet të deportohen në një datë të mëvonshme.

Migrantët e ndalur më 28 maj po konsiderohen grupi më i madh i njerëzve që kanë bërë përpjekje të kalojnë në një shtet të Evropës lindore prej fillimit të krizës së migrantëve.

“Ne iu kemi dërguar mesazh të fuqishëm trafikanëtëve që po keqpërdorin këta të pafat,” ka deklaruar Ministrja e Brendshme bullgare, Rumyana Bachvarova, pasi migrantët afganë janë kthyer në Greqi.

Kufiri Greqi – Maqedoni, në pjesën perëndimore, tani po mbahet i mbyllur për migrantët, duke nxitur kështu frikën e Bullgarisë se të njëjtit do të mund të bënin përpjekje që të kalojnë tranzit përmes Bullgarisë.

Bullgaria ka 500 km vijë kufitare me Greqinë.

XS
SM
MD
LG