Ndërlidhjet

Mogherini: Forcat politike shqiptare ta mbështesin reformën gjyqësore


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, konsideron se “reforma gjithpërfshirëse dhe e thellë ishte kërkesë për një kohë të gjatë e shumicës së shtetasve të Shqipërisë”.

Mëtutje, në deklaratën e sotme dërguar mediave, zonja Mogherini, thekson se kjo reformë “është, po ashtu, esenciale për hapin e ardhshëm të vendit kah integrimi në BE”.

“Propozimi legjislativ që tash është para parlamentit, reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në linjë me strandardet evropiane”, thotë Mogherini, dhe ka shtuar se “është esenciale që propozimi të miratohet me dy të tretat e votave, ashtu siç kërkohet”.

Në deklaratën e saj, zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, e cila ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, para disa ditësh kur e ka vizituar Tiranën, shprehet se “presim që të gjitha forcat politike ta shfrytëzojnë rundin final të nesërm të konsultimeve për mbështetjen e propozimit”.

XS
SM
MD
LG