Ndërlidhjet

Shqipëri: Liderët politikë dështuan të arrijnë marrëveshje


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Liderët politikë të Shqipërisë dje kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për reformën gjyqësore, që është një hap i rëndësishëm për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për pranim.

Në një takim të rrallë ndërmjet liderëve kryesorë politikë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike opozitare, Lulzim Basha, kanë diskutuar për çështjen e reformës.

Por, pas tri orëve të takimit, të dy politikanët e fajësuan njëri-tjetrin për dështimin e arritjes së konsenzusit për propozimin e pakos juridike, që është bllokuar lidhur me atë se si të ndahen emërimet e caktuara politike.

“Ne nuk duhet të presim më për Partinë Demokratike”, tha Edi Rama, dhe ka shtuar se “pas këtij takimi propozimi dërgohet në kuvend”.

Por, zoti Basha ka tërhequr vërejtjen se “çfarëdo akti i njëanshëm i dërguar në kuvend do të dështoj”.

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, që ishin direkt të përfshirë në reformimin e sistemit gjyqësor, i cili krijon kontrolle dhe balance ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë bërë thirrje që Partia Demokratike ta pranoj atë.

XS
SM
MD
LG