Kombëtarja e Zvicrës në Kampionatin Evropian të Futbollit doli sot baras 1:1 me Rumaninë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A.
Lojtari Bogdan Stancu, shënoi gol për Rumaninë në minutën e 18-të nga penaltia, ndërsa Zvicra barazoi me golin e Admir Mehmetit, në minutën e 57-të.
Në stadiumin Parku i Princave në Paris këtë takim e shikuan më se 43 mijë dashamirë të futbollit.
Tash, Zvicra e kryeson grupin A me katër pikë, pasi në xhiron e parë e mundi Shqipërinë me rezultat 1:0. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se e ka siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16 ekipeve në pjesën finale të Kampionatit Evropian të Futbollit, i cili po zhvillohet në Francë.
Rumania në xhiron e parë humbi nga Franca me rezultat 1:2.
Në orën 21 fillon dueli tjetër i grupit A, ai ndërmjet Francës dhe Shqipërisë.