Ndërlidhjet

Mbi 130 bjellorusë dyshohet se kanë luftuar në lindje të Ukrainës


Ukrainë
Ukrainë

Kreu i shërbimit informativ të Bjellorusisë (KGB), Valeriy Vakulchik, tha se kanë nisur hetimet për 138 shtetas bjellorusë, që mendohet se kanë qenë luftëtarë në rajonet lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck.

Vakulchik tha se të dyshuarit mendohet se kanë luftuar edhe me forcat qeveritare të Ukrainës, edhe me separatistët pro-rusë.

Ai tha se ata do të akuzohen për luftime si mercenarë në vend të huaj.

Në muajin prill, Bejllorusia ka miratuar një ligj që e bën të paligjshme pjesëmarrjen e bjellorusëve në konflikte të huaja ushtarake.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka lënë të vrarë mbi 9,300 njerëz qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG