Ndërlidhjet

Serena Williams e fiton Wimbledon 2016


Serena Williams - Arkiv
Serena Williams - Arkiv

Tenistja amerikane, Serena Williams e ka fituar titullin e shtatë të saj në Wimbledon duke e mundur tenisten gjermane, Angelique Kerber në finale të këtij turneu me rezultatin: 7 – 5 dhe 6 – 3.

Ky është titulli i 22-të i saj në një turne “Grand Slam”.

Me këtë fitore ajo e ka arritur edhe rekordin e tenistes gjermane, Steffi Graf për numrin e titujve në gara të mëdha.

Tenista amerikane e cila është numri 1 në botë, ka luftuar ashpër ndaj Kerber në përballjen 81 minutëshe.

Tenistja, Margaret Court e mban rekordin e 24 titujve “Grand Slam” të fituara në karrierë, ndërsa Williams ka thënë se e ka për qëllim që ta thej këtë rekord.

Sa i përket titullit të Wimbledonit, tenistja çeke, Martina Navratilova është ajo që e ka fituar më së shumti, saktësisht nëntë herë.

XS
SM
MD
LG