Ndërlidhjet

Shefja e FMN-së do të gjykohet për një pagesë të dyshimitë


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Një gjykatë në Francë ka urdhëuar shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, që të dalë në gjyq në lidhje me një pagesë të madhe të qeverisë për një biznesmen.

Lagarde, e cila është në krye të FMN-së qysh në vitin 2011, do të gjykohet për “neglizhencë” në pagesën prej 404 milionë eurosh, të bërë për biznesmenin Bernard Tapie më 2008, kohë kjo kur Lagarde ka qenë ministre e Financave e Francës.

Lagarde ka apeluar kundër vendimit të një gjykate më të ulët që nga dhjetori.

Ajo tani do të paraqitet para një gjykate të veçantë për ministrat e qeverisë.

Lagarde ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje, duke thënë se ka vepruar në interes të vendit dhe duke respektuar ligjin.

XS
SM
MD
LG