Ndërlidhjet

Hahn kërkon nga Turqia që ta respektojë sundimin e ligjit


Johannes Hahn
Johannes Hahn

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, e ka paralajmëruar sot Turqinë që blloku mund t’i ngrijë bisedimet për pranim me Turqinë, nëse masat që po ndërmerren nga ky vend pas grusht shtetit të dështuar e cenojnësundimin e ligjit.

“Përderisa qëndroj prapa mendimit se që nga përpjekja për grusht shtet masat që janë marrë kanë qenë joproporcionale, unë duhet të shoh fakte bardh e zi lidhur me mënyrën se si po trajtohen njerëzit”, i ka thënë Hahn të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung.

“Dhe nëse ekzistojnë edhe dyshimet më të vogla se trajtimi është jo i duhur, atëherë pasojat do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG