Ndërlidhjet

De Niro shkon në Sarajevë për Festivalin e Filmit


Fotografi arkivi e aktorit, Robert de Niro
Fotografi arkivi e aktorit, Robert de Niro

Aktori me famë botërore, Robert de Niro, do shkojë në Sarajevë ku do të prezantojë një nga filmat më të njohur të karrierës së tij, “Taxi Driver” në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Aktori i njohur, De Niro, fitues i dyfisht i çmimit Oskar, dhe shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare është ftuar të marr çmimin e “Zemrës së Nderit” të Sarajavës, çmim për Kontribut jetësor për Arritje të Jashtëzakonshme në Artin e Filmit.

Ky çmim i dorëzohet De Niros në Festivalin e Filmit në kryeqytetin boshnjak që mbahet nga 12 deri më 20 gusht.

XS
SM
MD
LG