Ndërlidhjet

Një ministre nga komuniteti LGBTI në qeverinë e ardhshme serbe 


Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq - Arkiv
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq - Arkiv

Shefi i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se qeveria e re serbe ku ai sërish do të jetë kryeministër do të përfshijë edhe një pjesëtarë të komunitetit LGBTI, që përbënë edhe rastin e parë të tillë në shtetin ballkanik.

Aleksander Vuçiq, qeveria e re të cilit pritet të zyrtarizohet brenda javës, ka thënë sot se ministrja e re e administratës publike do të jetë 40 vjeçarja, Ana Bërnabiq e cila hapur e ka konfirmuar orientimin e saj seksual si lezbike.

Vuçiq ka thënë se ai e ka parasysh që vendimi i tij mund të zgjojë reagime në Serbi, vendi ku pjesëtarët e komunitetit LGBTI shpesh përballen me kërcënime dhe sulme.

“Zgjedhjet e saj personale nuk më interesojnë. Ajo është e mirëpritur në qeverinë e Serbisë”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve kur është pyetur rreth orientimit seksual të Bërnabiqit.

Qeveria e qendrës së djathtë e Vuçiqit pritet që formalisht të votohet në fund të javës, mbi 3 muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 24 prill.

Serbia është zotuar se do të punojë për më shumë të drejta për komunitetin LGBTI derisa bën përpjekje të afrohet me Bashkimin Evropian.

Marshet e LGBTI gjatë viteve të fundit janë mbajtur me masa të shtuara të mbrojtjes pas kërcënimeve të grupeve të ndryshme radikale.

XS
SM
MD
LG