Ndërlidhjet

Peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet 


Një nga peshkaqenët e Grenlandës
Një nga peshkaqenët e Grenlandës

Shkencëtarët e kanë zbuluar se peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet, duke e verifikuar se këto gjallesa janë më jetëgjatët nga të gjithë kurrizorët.

Julius Nielsen, biologu i Universitetit të Kopenhagenit, përmes një artikulli të publikuar së fundi në një revistë shkencore thotë se ai dhe ekipi i tij kanë testuar moshën e 28 peshkaqenëve të Grenlandës për të verifikuar moshën më të vjetër të tyre.

Gjetja e një peshkaqeni femër të moshës 400 vjeçare, nënkupton se ajo ka lindur në shekullin e 17-të.

Shkencëtarët thonë se peshkaqenët e Grenlandës rriten jashtëzakonisht ngadal, vetëm 1 centimetër në vit, ndërsa konsiderohen në moshë madhore vetëm pasi të arrijnë moshën 150 vjeç.

Ata gjenden thellë në ujin e ftohtë të pjesës veriore të Oqeanit Atlantik.

Kurrizorët tjerë që kanë jetë shumë të gjatë janë një lloj i balenave që jetojnë deri në moshën 200 vjeçare.

XS
SM
MD
LG