Ndërlidhjet

Komisioni ad hoc për mediat mund të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve


Nuk është arritur ende pajtimi për emërimin e anëtarit të pestë të komisionit ad-hoc nga radhët e komunitetit shqiptar në Maqedoni, siç e parasheh edhe marrëveshja e katër partive kryesore, pavarësisht se dita e martë ishte afati i fundit për përmbylljen e procesit.

Gjatë ditës e ka tërhequr kandidaturën e tij Daut Dauti, i cili hyri në garë të ngushtë me Sefer Tahirin.

Por, Tahiri nuk mbetet kandidati i vetëm pasi ditë më parë komisioni ka rikthyer për shqyrtim edhe 5 kandidaturat e tjera të cilat nuk hynë në garë të ngushtë.

Dy anëtarët të Komisionit ad-hoc i cili në bazë të marrëveshjes politike duhet të monitorojë punën e mediave në periudhën parazgjedhore, janë zgjedhur me propozim të VMRO-DPMNE-së, ndërsa dy anëtarët tjerë janë zgjedhur me propozim të LSDM-së opozitare.

Albert Musliu, analist politik, thotë se partitë politike në pushtet taktizojnë me zgjedhjen e anëtarit të pestë për shkak të fuqisë së votës që ka ai, veçanërisht për vendosjen e sanksioneve të cilat nuk do të informojnë në mënyrë të drejtë.

“E gjithë lufta bëhet nëse në krye të këtij komisioni zgjidhet personi i cili ka integritet dhe profesionalistet. Gjithsesi se ai nuk do të lejojë që disa nga mediat, veçanërisht ato të cilat kanë promovuar politikat e partisë më të madhe në pushtet, të mund të sillen ashtu siç janë sjellë gjer më tani".

"Mendoj se pikërisht këtu qëndron problemi se partia maqedonase në pushtet nuk është e gatshme që në mënyrë komode të tërhiqet nga ai monopol që ka pasur në mediat kryesore dhe veçanërisht shumë rëndë e kanë të heqin dorë nga influenca ndaj medievegjatë zgjedhjeve”, thotë Musliu.

Partitë politike në parim kanë theksuar se janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje më 11 dhjetor ndërkohë sot asnjëra nuk ka dashur të komentoj se mos fillimi me punë i komisionit ad-hoc a do të paraqet pengesë për shtyrjen e zgjedhjeve

Ndërkohë, Pavle Trajanov nga lidhja Demokratike e Maqedonisë partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar tha se në këtë moment mund të thuhet se janë krijuar kushtet për formimin e qeverisë teknike, e cila duhet që t`i përshpejtojë proceset dhe t`i zbatojë zgjedhjet.

“Mendoj se janë krijuar kushte për t’u formuar qeveria teknike e cila do të ketë për detyrë krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve në një frymë demokratike dhe kjo paraqet boshtin kryesorë për të pas zgjedhje të besueshme".

"Përderisa kur bëhet fjalë për çështjet teknike siç është formimi i komisionit ad hoc dhe emërimi i redaktorit të ri në servisin publik nga radhët e opozitës nuk mund do të ndikojnë për kredibilitetin e zgjedhjeve, edhe pse është mirë që të plotësohen”, vlerëson Trajanov.

Gjatë ditës së mërkurë liderët e katër partive kryesore në Maqedoni pritet të takohen për të vendosur nëse janë plotësuar detyrimet që dalin nga marrëveshja e 22 korrikut si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parapara me 11 dhjetor. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG