Ndërlidhjet

Kapet sulmuesi i dyshuar i Nju Jorkut


Ahmad Khan Rahami
Ahmad Khan Rahami

I dyshuari për shpërthimin e së shtunës në Nju Jork, Ahmad Khan Rahami, është kapur, bënë të ditur zyrtarët amerikanë për sundimin e ligjit.

Rahami, 28 vjeç, amerikan i natyralizuar me prejardhje nga Afganistani, është dërguar në paraburgim, pasi ka qëlluar një polic në Linden të Nju Xhërsit.

Linden ndodhet në jugperëndim të qytetit Elizabeth, ku të dielën mbrëma janë gjetur disa pajisje shpërthyese.

Nga shpërthimi i bombës në zonën Çellsi të Nju Jorkut kanë mbetur të plagosur 29 veta. Bomba ka pasur formën e tenxheres me presion.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke folur në Nju Jork, tha se zyrtarët nuk besojnë se ka lidhje midis ngjarjeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi, si dhe sulmit me thikë në Minesotë, i cili ka ndodhur po ashtu të shtunën dhe ka lënë nëntë persona të plagosur.

“Do të vazhdojmë të udhëheqim koalicionin global për shkatërrimin e (v.j. grupit militant) Shteti Islamik, i cili nxit shumë njerëz, përmes internetit, të kryejnë sulme”, tha Obama.

XS
SM
MD
LG