Avionët luftarakë kanë kryer sulme të reja ajrore në Alepo, disa orë pasi Qeveria e Sirisë ka shpallur një ofensivë për rikthimin e qytetit nga rebelët.
Sipas aktivistëve, së paku 27 veta janë vrarë në sulme, edhe pse disa raporte thonë se numri i viktimave është më i lartë.
Aktivistër thanë se avionët sirianë dhe rusë kanë goditur pjesën lindore.
Qeveria u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin pozicionet e mbajtura nga rebelët.
Rusia nuk e ka konfirumuar përfshirjen e saj.
Bisedimet SHBA-Rusi për ringjalljen e armëpushimit të kolapsuar kanë mbaruar pa ndonjë përparim.
Rusia mbështet Qeverinë siriane, ndërsa SHBA opozitën.