Ndërlidhjet

Egjipt, vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga mbytja e anijes


Pranë qytetit Roseta, 22 shtator 2016.
Pranë qytetit Roseta, 22 shtator 2016.

Numri i trupave të gjetur pas përmbytjes së një anijeje me migrantë në brigjet e Egjiptit, të mërkurën, ka arritur në 161.

Autoritetet egjiptiane thanë se mbi 70 trupa janë gjetur të premten.

Anija ka pasur në bord 450 deri në 600 migrantë kur është mbytur rreth 12 kilometra larg qytetit Roseta.

Anija po transportonte migrantë egjiptianë, sirianë, sudanezë, eritreas dhe somalezë.

Autoritetet thanë se së paku 163 njerëz janë shpëtuar.

Të mbijetuarit thanë se anija ka qenë e mbipopulluar dhe besohet se shumica e të vdekurve kanë qenë gra dhe fëmijë që nuk kanë ditur të notojnë.

XS
SM
MD
LG