Ndërlidhjet

Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën


Pamje nga ndeshja Finlanda - Kosova 1:1 për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018
Pamje nga ndeshja Finlanda - Kosova 1:1 për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018

Futbollisti i lindur në Kosovë, Përparim Hetemaj, ka vendosur që të luaj për kombëtaren e Finlandës dhe nuk do të luaj për Kosovën, ka njoftuar Asociacioni Futbollistik i Finlandës.

Përparim Hetemaj, që është figura kryesore në kombëtaren e Finlandës prej vitit 2009, nuk pat luajtur kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Kupës Botërore, më herët këtë muaj, dhe kjo pat shkaktuar spekulime se ai mund ta ndryshoj fanelën dhe të përfshihet në kombëtaren e Kosovës, raporton Reuters nga Helsinki.

Por, kryetrajneri i Finlandës, Hans Backe, dje e ka përfshirë emrin e Hetemajt në kombëtaren finlandeze për duelet kualifikuese kundër Islandës dhe Kroacisë, duke e konfirmuar zgjedhjen e lojtarit.

“Ky vendim është i përhershëm”, i tha sot agjencisë Reuters një zëdhënës i Asociacionit Futbollistik të Finlandës.

Përparim Hetemaj aktualisht luan në Serinë A të Italisë për klubin, Chievo Verona.

Në ndeshjen e saj të parë për gara zyrtare në histori, Kosova si mysafire kundër Finlandës luajti baras 1:1.

XS
SM
MD
LG