Ndërlidhjet

Arabia S. ndërmerr për herë të parë shkurtime buxhetore


Arabia Saudite
Arabia Saudite

Arabia Saudite do të shkurtojë pagat e punonjësve të qeverisë, për herë të parë.

Kjo shihet si një tjetër përpjekje e qeverisë për të frenuar shpenzimet në kohën e çmimeve të ulëta të naftës.

Sipas një dekreti të Mbretërisë, pagat e ministrave do të shkurtohen për 20 përqind, ndërsa ndihmat për strehim dhe makina të anëtarëve të Këshillit konsultativ Shura për 15 përqind.

Pagesat jashtë orarit dhe pushimet vjetore po ashtu do të shkurtohen.

Rreth dy e treta e punonjësve sauditë ndodhen në sektorin publik.

Pagat dhe kompensimet për ta kanë përbërë gati gjysmën e shpenzimeve qeveritare në vitin 2015, apo rreth 120 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG