Ndërlidhjet

Veseli: Në ditët e ardhshme do të miratohet ligji për Trepçën


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një vizite që i ka bërë kombinatit metalurgjik “Trepça” i ka siguruar minatorët se në ditët e ardhshme do të procedohet për miratim projketligjin për Trepçën.

Në një postim në rrejtin social Facebok, Veseli ka thënë se me ligjin e ri, Trepçës do t'i hapet rruga për rivitalizm dhe do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale për zbatim të studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj.

XS
SM
MD
LG