Ndërlidhjet

Itali: Janë shpëtuar më se 5 mijë migrantë


Pamje nga shpëtimi i migrantëve në Lampedusa të Italisë në vitin 2013
Pamje nga shpëtimi i migrantëve në Lampedusa të Italisë në vitin 2013

Më se 5,600 migrantë janë shpëtuar sot nga anijet me probleme nga Libia, në njërin prej operacioneve me numrin më të madh të njerëzve për një ditë të vetme, prej se ka shpërthyer kriza aktuale e migrantëve, ka njoftuar Roja bregdetare e Italisë.

Ky operacion i shpëtimit u bë në trevjetorin e anijes së përfshirë nga flaka dhe fundosjes së saj afër ishullit Lampedusa, me ç’rast u vranë 366 migrantë. Kjo ngjarje tragjike e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për dramën e cila po ndodhte në Mesdhe, raporton AFP.

Në katastrofën e para tri vitesh, në natën ndërmjet 2 dhe 3 tetorit, një anije peshkatarësh e mbushur me afro 500 vetë ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte fundosur me të shpejtë në errësirë.

Sot në Lampedusa të Italisë është mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin kanë marrë pjesë afro 200 të rinjë nga e gjithë Evropa dhe të afërmit e disa prej 366 të vdekurve.

XS
SM
MD
LG